Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-03-2019

Trajnim - Shkëmbimi i Praktikave më të Mira në Luftën Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Më dt. 27 mars 2019, Akademia Drejtësisë në bashëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë ka organizuar një trajnim me temën “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Qëllimi i këtij trajnim qëndron në shkëmbimin e përvojave rreth politikave për luftimin kundër trafikimit me qenie njerëzore duke u fokusuar në mjetet e bashkëpunimit teknik dhe gjyqësor si dhe rolin e shoqërive civile në kujdesin ndaj viktimave.

Në hapje të këtij trajnim ishte i pranishëm z. Dieder Chabert – Ambasador i Republikës së Francës në Kosovë si dhe z. Jean–Louis Falconi, Përfaqësues i Përherëshëm i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkauara dhe Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë.

Drejtori i Akademisë së Drejtësisë falenderoj Ambasadën Franceze në mbështetjen që i eka ofruar Akademisë së Drejtësisë si dhe sisitemit gjyqësor në përgjithësi. Gjithashtu Ambasadori francez z. Dieder Chabert shpalosi aktivitetet e Ambasadës Franceze në fushën e trafikimit me qënie njerzore duke vlerësuar këtë bashëpunim në drejtim të ndërtimit të strategjive kundër këtij fenomeni.

Gjatë këtij trajnimi znj. Caroline Charpentier, gjyqtare dhe Këshilltare Rajonle për Luftimin kundër Trafikimit me Qënie Njerëzore në Evropën Jug – Lindore do të prezantoj instrumenetet teknike dhe gjyqësore të bashkëpunimit rreth këtij fenomeni. Gjithashtu do të bashkëbisedohet rreth strategjisë së hetimit penal, bashkëpunimi me autoritetet e zbatimit të ligjit dhe organizatatave jo qeveritare, përparësitë dhe dobësitë në dosjet e trafikimit si dhe trendet aktuale në këtë fushë.

Përfituesit e këtij trajnimi janë prokurorët e sapo emëruara gjenerata e shtatë.

Shpërndaje :