Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2019

Përfundimi i trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e shtatë)

Më dt. 05 Prill 2019, prokurorët e sapo emëruar gjenerata e shtatë përfundojnë trajnimin fillestar.

Kjo gjeneratë e prokurorëve ka ndjekur trajnimin fillestar  nga dt. 05 Mars 2018 deri me dt. 05 Prill 2019. Modulet trajnuese që kanë ndjekur prokurorët e sapo emëruar ishin: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtare, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, Shkathtësitë personale dhe ndërdisplinare, Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese dhe mësimi në distancë.

Gjatë këtyre dymbëdhjetë (12) muajve janë realizuar 188 sesione trajnuese apo 94 ditë trajnimi teorik, dhe 141 ditë trajnimi praktik .Gjithashtu sipas programit trajnues janë realizuar edhe 16 vizita në Institucione jo gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnim ishin 21 prokurorë të sapo emëruar, 2 prej të cilëve të komunitetit serb.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :