Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2019

Konferenca Përmbyllëse e Projektit JUFREX

Më dt. 04-06 prill 2019 në Sarajevë, është realizuar Konferenca Përmbyllëse e Projektit  “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe të Medies në Evropën Jug – Lindore ( JUFREX)”  i financuar nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij projekti ishte promovimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës me një përqendrim të veçantë në degën e gjyqësorit në Evropën Juglindore.

Në konferencën përmbyllëse të projektit, morën pjesë të gjitha vendet e rajonit që ishin përfituese dhe diskutuan zhvillimet më të fundit në GJEDNJ, lidhur me lirinë e shprehjes, për praktikat më të mira gjyqësore, autoritete rregullative dhe aktorët e medias. Gjithashtu janë raportuar dhe analizuar aktivitet e realizuara si dhe përvojat gjatë implementimit të projektit si dhe sfidat e hasura në këtë fushë.

Në përmbyllje të aktivitetit është realizuar mbledhja e Këshillit Drejtues, dhe shtetet përfitues të këtij projekti konkretisht Akademitë/ Shkollat gjyqësore, kanë raportuar për të arriturat, sfidat si dhe synimet për të ardhmen. Po ashtu në këtë mbledhje u njoftuan se ky projekt planifikohet të zgjatë edhe për tri vjet të ardhshme ku do të fokusohet në trajtimin më të hollësishëm të nevojat të identifikuara gjatë projektit të parë.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet nga shteti i Kosovës ishin: Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, U.D Koordinatori i Programit në AD, gjyqtarë, prokuror (njëheritë trajnues të Akademisë) si dhe avokat dhe përfaqësues nga asociacioni i mediave.

Shpërndaje :