Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-04-2019

Procedurat penale ndaj të miturit

Më 16 prill  2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Procedurat penale ndaj të miturit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me karakteristikat dhe specifikat që kanë të bëjnë me procedurën penale që zhvillohet ndaj një të mituri i cili ka rënë ndesh me ligjin.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtua procedura penale që zhvillohet ndaj të miturit që ka rënë ndesh me ligjin duke përfshirë edhe karakteristikat e procedurës penale që kanë të bëjnë me të miturit. Në vazhdim u vu në pah se nuk publikohet asnjë informacion që shpie në identifikimin e kryerësit të mitur që do të thotë se procedura penale që zhvillohet ndaj të miturit është konfidenciale me qëllim të ruajtjes së intimitetit dhe personalitetit të të miturit. Vëmendje gjithashtu  i’u kushtua edhe procedurës përgaditore  në kuadër të së cilës ndërmirren veprime procedurale nga prokurori për të mitur duke përfshirë dhe kohëzatjen e procedurës përgaditore si dhe paraqitjen e propozimit nga prokurori për të mitur  apo hudhjen e kallximit penal.

Në pjesën e pasditës u trajtua shqyrtimi gjyqësor, karakteristikat dhe elementet dalluese që përbëjnë këtë fazë të procedurës penale që zhvillohet ndaj të miturit që ka rënë ndesh me ligjin.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :