Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2019

Procedura Kontestimore – Pjesa e dytë

Më datë 18 dhe 19 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e dytë”.

Temat që do të diskutohen janë: Mjetet provuese, barra e provës, dëshmitarët, eksperti, gjyqëvarësia, bashkëndërgjyqësia, pjesëmarrja e personit të tretë në procedurën kontestimore, ndërhyrësi sui generis etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :