Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-05-2019

Interpretimi i legjislacionit tatimor në Kosovë

Mё 07-08 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë  nё kuadër tё Programit pёr Trajnime tё Vazhdueshme (PTV),organizoi trajnimin e radhёs me temё “Interpretimi i legjislacionit tatimor nё Kosovё”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në interpretimin e drejtë të legjislacionit tatimor dhe në zbatimin e drejtë të tij në praktikë.  

Çështjet  të cilat u trajtuan  dhe i ‘u kushtua me shumë rëndësi ishin: Ligji mbi të ardhurat e Korporatave, Udhëzimi Administrativ për Transferimin e Çmimeve, dispozitat e Ligjit për tatimin në të Ardhura Personale. Vëmendje të veçantë gjatë këtij trajnimi kishte edhe Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat e tij, dilemat  dhe sfidat që hasen në rastet e ndryshme në praktikën gjyqësore.

Metodologjia e përdorur  ishte e kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, ku trajnuesit përmes rasteve praktike dhe interpretimit të dispozitave ligjore ofruan zgjidhjet e duhura.

Përfitues të këtij trajnimi dy-ditor ishin gjyqtar dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :