Nga 04 deri më 08 prill 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit për Ref ormim të Sistemit të Arsimimit Ligj or në Kosovë, mbajti një trajnim pesë ditor me temë “E drejta e Unionit Europian në praktikë-Hyrje dhe përqendrim në të drejtën civile”.
Në këtë kurs trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me të drejtën e Unionit Evropian, hist orikun dhe strukturën organizative të Unionit Evropian, lidhjen në mes të së drejtës së Unionit Evropian, KEDNJ dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë .
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje të:
·interpretojnë nocionin “Unioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe Këshilli Evropian”.
·shpjegojnë rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg.
·shpjegojnë rolin dhe funksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
·bëjnë dallimet në mes GJED në Luxemburg dhe GJEDNJ në Strasburg.
·interpretojnë burimet ligjore të Bashkimit Evropian.
·interpretojnë ndikimet e rregulloreve dhe direktivave Evropiane në ligjet vendore.
·demonstrojnë dhe interpretojnë raste nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile dhe gjyqtarët për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësve u shpërndanë çertifikata.
04-04-2011