Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-05-2019

Masat e fshehta

Më 29 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Masat e fshehta”.

Synimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kornizës ligjore, e cila rregullon mënyrën e lëshimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, dhe procedurën e zbatimit dhe aplikimit të këtyre masave.

Gjatë këtij trajnimi u theksua rëndësia e këtyre masave dhe zbatimi i tyre i drejtë në praktikë, llojet e të gjitha masave dhe fazat e hetimit gjatë të cilave ato mund të autorizohen. Më tej u trajtuan kushtet për lëshimin e këtyre masave, afatet kohore për lëshimin e këtyre masave, të drejtat e palëve të prekura nga këto masa, mundësitë teknike të mbikëqyrjes së zbatimit teknik-praktik të këtyre masave. Në këtë kontekst u shtjelluan kompetencat e policisë, prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

Metodologjia e trajnimit ishte trajtimi i rasteve të studimit nga praktika gjyqësore, një kombinim i teorisë dhe rasteve praktike të parashtruara nga trajnuesit me qëllim të kontributit në unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me këtë fushë.

Përfitues të  këtij trajnim ishin: Gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :