Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-04-2011

E drejta Kushtetuese

Më 20 prill 2011, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoj sesionin e radhës me temë “E Drejta Kushtetuese”.

Disa nga objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që të:

·Njohin burimet kushtetuese në Kosovë;

·Kuptojnë strukturën e Kushtetutës së Kosovës dhe vlerat të cilat i bartë ajo;

·Dallojnë rastet kur e drejta ndërkombëtare mbizotëron në raport me Kushtetutën e Kosovës;

·Njohin bazën juridike lidhur me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; dhe

Dallojnë subjektet të cilët e vejnë në lëvizje një proces të kontrollit kushtetues. Çështjet të cilat janë u trajtuan gjatë këtij trajnimi kryesisht kishin të bënin me burimet kushtetuese në Kosovë, natyrën dhe efektin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ankesat individuale, kushtet materiale dhe procedurale për paraqitjen e ankesës, afatet kohore dhe procedurën për shqyrtimin e ankesës, si dhe çështje tjera lidhur me fushëveprimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, nëfokus të trajtimit ishin elementet që e bëjnë natyrën juridike të Kushtetutës të veçantë, si: procesi shtet formues i Kosovës, dispozitat kontradiktore të vet Kushtetutës në lidhje epërsinë dhe Planin e Presidentit Ahtisari, mungesa e preambulës në Kushtetutë, arsyet për mos paraqitjen e saj dhe në fund edhe rrethanat kur mund të ndryshohen dispozitat të cilat prekin edhe Planin e Presidentit Ahtisari.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Gjykatat Komunale dhe Gjykatat për Kundërvajtje nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :