Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-06-2019

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Administratës Publike për ndërtimin e objektit të AD-së

Prishtinë, 12 qershor 2019, z. Valon Kurtaj- Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Arton Berisha-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e ndërtesës së Akademisë së Drejtësisë.

Ministria e Administratës Publike, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Akademinë në realizimin e këtij projekti dhe atë duke marrë në përgjegjësi projektimin, realizimin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e të gjitha procedurave administrative dhe tenderuese të ndërtimit të ndërtesës së Akademisë së Drejtësisë.

z. Kurtaj dhe z. Berisha u shprehën të kënaqur që është finalizuar projekti i ndërtesës së Akademisë së Drejtësisë, ku së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e objektit.

Shpërndaje :