Më 14 qershor 2019 Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit nga GIZ, në kuadër të profesioneve të lira ka realizuar trajnimin dedikuar zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike falas me temë: “Sjellja brenda dhe jashtë zyrës si dhe ndërgjegjësimi social dhe përgjegjësia”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas rreth sjelljeve brenda dhe jashtë zyrës si dhe rreth ndërgjegjësimit social dhe përgjegjësisë për zbatimin e drejtë të parimeve dhe sjelljeve etike.
Gjatë këtij trajnimi janë elaboruar një varg situatash të cilat tregojnë sjelljen e drejtë dhe të duhur me theks të veçantë shfrytëzimi i rrjeteve sociale, mënyra e shfrytëzimit, sjelljet etike sociale brenda dhe jashtë zyrës dhe çështje tjera të cilat në rast të mosrespektimit dëmtojnë imazhin dhe besimin e publikut në institucionet e drejtësisë.
Trajnimi është zhvilluar në mënyrë interaktive me bashkëbisedim mes trajnuesve dhe pjesëmarrësve, e po ashtu pjesëmarrësit patën rastin përmes detyrave dhe rasteve studimore të identifikojnë sjelljet jo etike dhe etike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtarët ligjor nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet e Kosovës.
14-06-2019