Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2019

Kodi Penal –Pjesa e veçantë

Më datë 17 dhe 18 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.

Temat që do të trajtohen janë:  Veprat penale nga kapitulli i XIV, Veprat penale nga kapitulli i XV, Veprat penale nga kapitulli i XVI, Vepra penale e vrasjes nga neni 178  i KPRK, Vrasja e rëndë neni 179  i KPRK, Vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor nga neni 180 të KPRK, Vrasja nga pakujdesia neni 181 i KPRK.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :