Më 20-21 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, në bashkëpunim me UNDP, realizoi trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”.
Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve rreth rregulloreve dhe praktikat ligjore të aplikueshme në menaxhimin e rrjedhës së rasteve në gjykata dhe prokurori.
Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar: regjistrat e gjykatave dhe prokurorive, organizimi i rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndës, mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi, menaxhimi efikas i lëndeve bazuar në metodologjinë CEPEJ, digjitalizimi i procesit të punës në gjykata dhe prokurori.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial duke përfshire: bashkëpunëtor profesional, zyrtarët ligjor, ndihmës administrator, referentë dhe referentë të lartë.
21-06-2019