Më datë 20 dhe 21 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera sendore”.
Temat që do të diskutohen janë: Mënyra origjinere e fitimit të së drejtës së pronësisë, parashkrimi fitues (usucapio), ndërtimi në tokeën e huaj, mbrojtja gjyqësore e të drejtës së pronësisë, padia e reivindikimit, padia publiciana, padia negatoria, protokolli 1 i konventës evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
20-06-2019