Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2019

Punëtori për diskutimin dhe hartimin e planeve të monitorimit të punës dhe planit strategjik si dhe kurrikulave trajnuese të Akademisë së Drejtësisë

Nga data 30 prill - 03 maj 2019, Akademia e Drejtësisë ka realizuar punëtorinë me temë: “Diskutimi dhe hartimin i planeve të monitorimit të punës dhe planit strategjik si dhe kurrikulave trajnuese të Akademisë së Drejtësisë”.

Qëllimi i  kësaj punëtorie ishte hartimi i Planit të monitorimit të Planit të Punës dhe Planit të Strategjik si dhe standardeve të botimit duke përfshirë edhe vlerësimin e nevojave për një program kornizë për Akademinë e Drejtësisë. 

Pas analizimit dhe diskutimeve të shumta, grupi punues ka punuar në hartimin e Planit të monitorimit të Planit të Punës për vitin 2019 si dhe të Planit të monitorimit të Planit Strategjik të AD-së si dhe në Identifikimin e rreziqeve të mundshme me rastin e zbatimit të aktiviteteve sipas planifikimit. Përveç këtyre dokumenteve grupi punues ka punuar edhe në draftimin e standardeve të punimeve për botime në revistat e Akademisë si dhe ka diskutuar për mundësinë e hartimit të një Programi kornizë  të trajnimit (2-3 vjeçar) duke përcaktuar strukturën e këtij programi çfarë duhet të përmbajë.

Pjesëmarrës ishin Drejtori Ekzekutiv i Akademisë, stafi nga Departamenti i Programit dhe Departamentit për Administratë dhe Financa.

Shpërndaje :