Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2011

Tryezë pune: “Kontrata për Kredinë”

Më 19 shtator 2011 IGJK në bashkëpunim me Programin për Sistemin e Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë (SEAD) i Misionit të USAID-it, organizoi tryezën e punës me temë “Kontrata për Kredinë”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të ofrojë njohuri të thelluara për kontratën për kredinë, nocionin, karakteristikat, natyrën juridike dhe format e saja.

Objektivë e kësaj tryeze ishte që gjyqtarët pas përfundimit të saj do të:

  • interpretojnë dhe zbërthejnë nocionin e kontratës për kredinë dhe format e saja;
  • zbërthejnë dhe kuptojnë elementët esenciale të kontratës për kredinë;
  • interpretojnë dhe zbatojnë “klauzolat e kontratës për kredinë”;
  • kuptojnë detyrimet e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare lidhur me transparencën e normave të interesit për kredi dhe depozita;
  • zgjerojnë njohuritë për ndalimin e kamatës në kamatë;
  • kuptojnë rastet kur pushon rrjedhja e kamatës dhe interpretojnë kamatëvonesën;
  • avancojnë njohuritë e tyre për mënyrat e llogaritjes së kamatës dhe kamatëvonesës.

Në kuadër të tryezës u trajtuan edhe të drejtat dhe detyrimet e kredidhënësit dhe kredimarrësit, kamata,  kamatëvonesa, ri programimi i kredisë dhe llogaritja e kamatës. Tryeza u realizua në formë të një prezantim të shkurtër teorik, vazhdoi me një diskutimi interaktiv dhe shqyrtim të shembujve nga praktika bankare dhe gjyqësore.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :