Më 29 dhe 30 janar 2013, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi një trajnim dy ditorë nga moduli “ Kompetenca e Prokurorëve të Apelit”.
Gjatë trajnimit u vunë në pah shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale si dhe ankesa si mjet i rregullt juridik. Veçanërisht u diskutua lidhur me çështjet si; ankesa kur është e pa afatshme, personat e autorizuar për ushtrimin e ankesës, autorizimet e prokurorit të apelit lidhur me ankesën e ushtruar nga ana e prokurorit dhe roli i prokurorit të apelit në seancën e kolegjit në gjykatën e shkallës së dytë apo në shqyrtim gjyqësor.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë, bashkëpunëtorë profesional dhe administrator, nga Prokuroria e Apelit.
30-01-2013