Më 29 shtator 2011, IGJK realizoi një sesion trajnues të avancuar dhe të karakterit regjional për gjyqtarët porotë.
Ndër objektivat e këtij trajnimi ishte që gjyqtarët porotë pas përfundimit të këtij sesioni të jenë në gjendje të:
Çështjet të cilat kanë qenë në fokus gjatë trajnimit kryesisht kishin të bënin me rolin e gjyqtarëve porotë në zbatimin e ligjit mbi familjen, roli i tyre në seancat gjyqësore për të rritur dhe të mitur, mënyrën e këshillimit dhe votimit si dhe etikën e sjelljes së gjyqtarëve porotë sipas parimeve të Kodit të Etikës për Gjyqtarë Porotë.
Gjatë trajnimit për identifikimin e shkeljeve etike pjesëmarrësve iu prezantuan raste praktike me ç’rast ata punuan individualisht dhe demonstruan shkathtësitë e tyre në gjetjen e shkeljeve dhe sjelljeve të pahijshme.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë porotë nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës.
29-09-2011