Më 31 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me UNDP ka realizuar një trajnim lidhur me risitë e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe vështirësitë me të cilat do të ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e këtyre dispozitave ligjore.
Në këtë trajnim u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me risitë e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, kontratat e reja-llojet dhe elementet e tyre, dispozitat e reja mbi kamatën dhe kamatëvonesën si dhe dallimet në mes të dispozitave të vjetra dhe atyre të reja të LMD-së, përfshirë edhe dispozitat përfundimtare të këtij ligji. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua edhe vështirësive dhe dilemave me të cilat do të ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e dispozitave të reja ligjore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit (departamenti i përgjithshëm).
31-01-2013