Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2011

Takim Koordinues me Donatorë

Më 30 nëntor 2011 në Institutin Gjyqësor të Kosovës u mbajt takimi i rregullt koordinues me donatorët që mbështesin IGJK-në. 

Qëllim i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve në mes të IGJK-së dhe partnerëve të cilët mbështesin IGJK-në në realizimin e programeve për arsimim ligjor për gjyqtarë, prokurorë, kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe profesionistë tjerë të identifikuar nga IGJK-ja. 

Në këtë takim Drejtori i IGJK-së z. Lavdim Krasniqi, prezantoi aktivitetet trajnuese të IGJK-së, në të gjitha programet trajnuese duke u fokusuar në trajnime specifike të cilat kanë qenë të realizuara me mbështetjen e donatorëve, si dhe ato që do të realizohen gjatë vitit 2011. 

 

Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që ishin prezent në këtë takim, prezantuan aktivitetet e realizuara si dhe ato që do të realizohen në të ardhmen. Ata falënderuan IGJK-në për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional në realizimin e projekteve të përbashkëta, si dhe u zotuan se ky bashkëpunim dhe mbështetje do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2012.

Pjesëmarrës në këtë takim koordinues ishin përfaqësues nga OSBE, USAID (Checchi Consulting, SEAD), UNDP, GIZ, UNICEF, EULEX, Twinning (EU LER) dhe Këshilli i Evropës. 

 

Shpërndaje :