Seminar: Tema “Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike”
Më 18 janar 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj një seminar në lëmin kundërvajtëse. Në këtë seminar u trajtua përmbajtja dhe fushëveprimi i Ligjit të ri për Rendin dhe Qetësinë Publike dhe rëndësia e masave sanksionuese në procedurën kundërvajtëse për të mitur. Në veçanti u trajtuan specifikat dhe dallimet e këtij ligji në raport me ligjet tjera të natyrës kundërvajtëse. Këtë seminar e karakterizuan diskutimet profesionale nga të cilat pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë sqarime shtesë rreth interpretimit të dispozitave ligjore dhe zbatimit praktik të Ligjit të ri për Rendin dhe Qetësinë Publike. Përfitues të seminarit ishin gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje dhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës.
18-01-2010