Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim më USAID (Programin për Përkrahje Sektorit të Drejtësisë në Kosovë) i zbatuar nga NCSC, më 25-26 dhe 28-29 janar 2010, organizoj dy sesione trajnuese dy ditore ku përfitues ishin trajnuesit e IGJK-së.
Gjatë këtyre dy sesioneve trajnuese, trajnuesit ndërkombëtar, kryesisht u përqendruan në ngritjen e shkathtësive të trajnuesve të IGJK-së, në shfrytëzimin e metodave dhe teknikave më të avancuara të prezantimit të tyre në aktivitetet trajnuese të IGJK-së. Në ditën e dytë të trajnimeve edhe trajnuesit e IGJK-së bënë nga një prezantim për disa minuta me tema të përzgjedhura nga ata, duke treguar kështu shkathtësitë e përfituara gjatë trajnimeve. Qëllimi i organizimit të këtyre trajnimeve ishte ngritja e kapaciteteve të trajnuesve të IGJK-së në përdorimin e metodave më të avancuara të mësimdhënies bashkëkohore gjatë kohës së angazhimit të tyre si trajnues në trajnimet e mbajtura në IGJK-së.
26-01-2010