Instituti Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të shënimit të përvjetorit të Ditës së Drejtësisë në Republikën e Kosovës, më 15 janar 2010, organizoj aktivitete të ndryshme të cilat shënuan rëndësinë e kësaj dite për sistemin e drejtësisë në Kosovë.Me këtë rast, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm të gjeneratës së dytë në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor, program i cili është duke u implementuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, realizuan një gjykim të simuluar. Gjatë këtij simulim u shqyrtua një rast penal i vrasjes.
Kjo seancë e simuluar u mbajt në ndërtesën e Institutit Gjyqësor të Kosovës. Qëllimi i këtij simulimi ishte që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm paraprakisht të familjarizohen me teknikat më të avancuara gjyqësore dhe zbatojnë ato praktikisht në drejtimin e këtij gjykimi. Përmes këtij simulimi kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë prezantuan njohuritë dhe aftësitë e fituara nga modulet trajnuese të prezantuara nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor.
Ndër të tjera, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës z. Lavdim Krasniqi, aktivisht mori pjesë në debatin e organizuar në Pallatin e Rinisë, për nder të Ditës së Drejtësisë, ku kryesisht prezantoj dhe diskutoj rreth Arsimimit Ligjor të Gjyqtarëve, Prokurorëve dhe Kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj të Kosovës. Gjatë këtij debati z Krasniqi theksoi: “Roli dhe kontributi që ka dhënë dhe po jep Instituti Gjyqësor i Kosovës në arsimimin e vazhdueshëm ligjor e sidomos në përgatitjen profesionale të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj është i një rëndësie jetike për periudhën e reformës gjyqësore në të cilën po kalon sistemi gjyqësor e prokurorial i Republikës së Kosovës”. Me këtë rast, në Panairin e Drejtësisë që u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Instituti Gjyqësor i Kosovës prezantoi publikime të ndryshme në formë të revistave, moduleve trajnuese, programeve, broshurave, buletineve, raporteve etj. Kjo është hera e parë që Instituti Gjyqësor i Kosovës kontribuon me aktivitete të veçanta për shënimin e Ditës së Drejtësisë në Kosovë.
15-01-2010