Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-01-2010

Tryezë pune me trajnues të lëmis penale Tema –Realizimi i PVAL për 2010

Më 12 janar 2010 në  Institutin  Gjyqësor të Kosovës u mbajt  tryeza e  punës me trajnuesit e lëmis penale.  Qëllimi i kësaj tryeze ishte përcaktimi i këtij grupi të trajnuesve për temat konkrete në drejtim të realizimit të  Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor në vitin 2010. Në fillim të kësaj tryeze trajnuesit u njoftuan shkurtimisht lidhur me vlerësimin e tyre nga ana e pjesëmarrësve për trajnimet e realizuara gjatë vitit 2009 si dhe me prioritetet të cilat i merr për  bazë IGJK-ja  për ta angazhuar një trajnues. Gjithashtu në këtë tryezë u diskutua edhe lidhur me metodat moderne për realizimin e trajnimeve të suksesshme, me ç’rast trajnuesit u zotuan se gjatë prezantimeve të tyre në trajnime ata do t’i  aplikojnë vazhdimisht metoda sa më të avancuara të trajnimit.

Shpërndaje :