Më 14-15 janar 2013, në mbështetje nga GIZ është organizuar një trajnim për stafin e IGJK-së lidhur me aplikimin e platformës për mësim në distancë dhe hartimin e moduleve në këtë platformë.
Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i teknikave dhe metodologjisë trajnuese përmes platformës për mësim në distancë.
Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë trajnim ishin: krijimi i modulit mësimor ILIAS, shtimi i kapitujve në modulin mësimor ILIAS, shtimi i faqeve në modulin mësimor ILIAS, insertimi i stileve në modulet mësimore, eksportimi dhe importimi i stileve në modulin mësimor, insertimi dhe manipulimi i fotografisë në modulet mësimore, krijimi i shablloneve në dokumente dhe prezantime në formatin docx (word) dhe pptx (power point).
Përfitues të këtij trajnimi ishte stafi i IGJK-së që kanë rolin e administratorit për platformën ILIAS.
15-01-2013