Instituti Gjyqësor i Kosovës më 05 tetor 2010, organizoj një tryezë pune në lëmine penale me temë “Dëshmitarët dhe ekspertët në procedurë penale”.
Ndër objektivat kryesore të kësaj teme ishin: përkufizimi i nocionit të dëshmitarëve dhe ekspertëve, klasifikimi i dëshmitarëve të cilët nuk merren në pyetje dhe ata që janë të liruar nga dëshmia sipas Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimi i procedurës dhe teknikave të marrjes në pyetje të dëshmitarëve si dhe njohja me rëndësinë e ekspertizës mjeko-ligjore.
Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me shqyrtimin e të drejtave dhe obligimeve të dëshmitarëve dhe ekspertëve, situatat kur bëhet ballafaqimi i dëshmitareve si dhe është ofruar një përmbledhje për rolin dhe rëndësinë e ekspertit mjeko-ligjor sikurse që është trajtuar edhe për rastet kur ekspertiza është e obliguar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve si dhe bashkëpunëtorët profesional
05-10-2010