Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-09-2019

Kodi i Procedurës Penale-Aktakuza dhe procedura e shqyrtimit

Më datë 23 dhe 24 Shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Aktakuza dhe procedura e shqyrtimit”.

Temat të cilat po trajtohen  janë: Propozimet ndaj kryerësve të veprave penale me çrregullime mendore, Përgjegjësia penale për kryerësit me çrregullim mendore, Propozimi i paraqitur ndaj kryerësve te veprave penale me çrregullime mendore dhe kryerësve me aftësi mendore esencialisht të zvogëluar dhe Propozimet ndaj të miturve si kryerës të veprave penale.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :