Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-02-2013

PVAL Vërtetimi i pronësisë në bazë të kontributit të përbashkët të bashkëshortëve

Në këtë trajnim u shtjelluan çështjet lidhur me pasurinë e përbashkët martesore dhe pronësinë e veçantë, kontributin e bashkëshortëve në fitimin e pasurisë së përbashkët gjatë jetës së përbashkët - kriteret dhe mënyrat e vlerësimit, caktimin vlerës dhe pjesëtimin e pasurisë së përbashkët gjatë martesës dhe pas pushimit të sajë. Një vëmendje e posaçme iu kushtua mënyrës së vërtetimit të pjesëve të pasurisë së secilit bashkëshort në procedurën e pjesëtimit të pasurisë së përbashkët si dhe të drejtat e bashkëshortëve në pasurinë e përbashkët.


Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm të gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.

Shpërndaje :