Më 06 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin “Integriteti dhe sjelljet etike”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Parimet dhe normat e sjelljes etike; Normat e sjelljes etike; Rastet praktike te shkeljeve të kodit të etikës; Sjellja brenda dhe jashtë zyrës dhe Ndërgjegjësimi social dhe përgjegjësia; Rastet praktike të shkeljes së parimeve dhe normave etike brenda dhe jashtë zyrës etj.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ i sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
06-11-2019