Më datë 11 dhe 12 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Kuptimi dhe llojet e dëshmitarëve, dëshmitarët e rëndomtë, dëshmitarët e privilegjuar, dëshmitarët që nuk mund të merren në pyetje, dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar si dhe marrja në pyetje dhe e deklaratave të dëshmitarëve para ngritjes së aktakuzës.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
11-11-2019