Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2008

Tryezë Pune: Hartimi i Aktakuzës IGJK & UNDP - Regjioni i Prizrenit

Me datë 08 tetor 2008 Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në organizoj një tryezë pune nga lëmia penale, me temë Hartimi i Aktakuzës.

Ne këtë tryezë u trajtuan çështjet qe lidhen me anën formale dhe argumentuese të aktakuzës, me theks te veçantë u analizuan nenet 304, 305 dhe neni 316 paragrafi 5 i KPPPK- i cili i cili ka të bëjë me provat e papranueshme. Qëllimi i kësaj tryeze ishte qe përmes punës praktike dhe diskutimeve pjesëmarrësve tu ofrohet një qasje praktike ne hartimin dhe argumentimin aktakuzës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e regjionit të Prizrenit.

Shpërndaje :