Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2008

Simulim – civile, Regjioni i Pejës

Instituti Gjyqësor i Kosovës ka mbajt simulim gjykimi nga lëmia civile me 09 tetor 2008 në Gjykatën e Qarkut në Pejë me temë “Anulimi i Kontratave”. Objekt trajtimi në këtë simulim ishte një rast mjaftë interesant nga praktika gjyqësore i cili u trajtua përmes seancës përgatitore dhe shqyrtimit kryesor gjyqësor dhe diskutimeve që u zhvilluan menjëherë pas shqyrtimit kryesor. Në këtë trajnim, vëmendja kryesore u përqendrua tek anulimi i kontratave. Pjesëmarrësve ju dha mundësia qe te avancojnë njohuritë dhe sqarojnë çështjet ne aspektin material dhe procedural lidhur me ketë problematik, çka edhe ishte qëllim i këtij simulimi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët të cilët gjykojnë raste nga lëmia civile, në regjionin e Pejës.

Shpërndaje :