Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-02-2009

Tryezë diskutimesh - penale: Detyrat e përgjithshme dhe autorizimet e prokurorit publik

Instituti Gjyqësor i Kosovës më 3 shkurt 2009 ka realizuar tryezën e diskutimeve me temë “Detyrat dhe autorizimet e prokurorit publik”. Në këtë sesion trajnues u trajtuan çështjet më të rëndësishme rreth kompetencave të prokurorit publik lidhur me dhënien e autorizimeve policisë për mbledhjen e provave. Paraprakisht u bë një elaborim idispozitave lidhur me kërkesënpër caktimin e paraburgimit nga ana e prokurorit publik duke përfshirë edhe tëdrejtën e të pandehurit në mbrojtje dhe respektimi i parimit tëlegalitetit për fillimin e hetimeve.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

Shpërndaje :