Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2009

Seminar - civile: Risitë kryesore në ligjin e procedurës përmbarimore

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 05 shkurt 2009 ka organizuar seminarin në lëmin civile me temën “Risitë kryesore në Ligjin e Procedurës Përmbarimore”.

Temat kryesore që u diskutuan kishin të bënin lidhur me: Risitë e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, dallimet në mes të dispozitave të vjetra dhe atyre të reja të LPP-së dhe me mënyrën se si t’i qasen gjykatësit zbatimit praktik të dispozitave të reja të LPP-së. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua vështirësive me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e dispozitave të reja ligjore mbi procedurën përmbarimore. Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :