Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2009

Tryezë diskutimesh, penale - Dëshmitarët në procedurën penale

Më 6 mars 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar tryezën e diskutimeve me temë:Dëshmitarët në procedurën penale. Në këtë sesion trajnues u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me personin për të cilin besohet se mund të jep njoftime për veprën penale dhe rreth rëndësisë së dëshmisë së dëshmitarëve në procedurën penale. Paraprakisht, u bë një vështrim analitik i dëshmitarëve të privilegjuar dhe dëshmitarit bashkëpunues si dhe zbatimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit. Vëmendje parësore iu kushtua analizimit të çështjeve nga aspekti praktik i problemeve të cilat shfaqen në praktikën gjyqësore gjatë shqyrtimit të shumë rasteve nga lëmia penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :