Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2009

Tryezë diskutimesh: Masat e diversitetit

Më 17 prill 2009, u realizua tryeza e diskutimeve nga lëmia penale për të mitur me temë Masat e Diversitetit. Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutua lidhur me masat e diversitetit dhe zbatimin e tyre në praktikë, me ç’rast u theksua se qëllimi kryesor i masave të diversitetit është që i mituri i cili nuk është kryes i një vepre të rëndë penale të mos përfshihet në procedurë gjyqësore dhe se përmes këtyre masave ruhet më mirë integriteti dhe dinjiteti i të miturit. Po ashtu u diskutuan edhe çështjet lidhur me rolin e prokurorit në shqiptimin e masave të diversitetit dhe përparësitë të cilat i kanë këto masa në lehtësimin e punës së gjykatave dhe prokurorive.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë rastet e të miturve, pjesëtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe  pjesëtar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :