Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-04-2009

Tryezë pune, civile - Masat Siguruese

Më 16 prill 2008 u realizua tryeza e punës nga lëmia civile më temë “Masat Siguruese”. Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutua për karakteristikat themelore të procedurës siguruese; kompetencën lëndore, mundësin e caktimit të masës siguruese, garancionin për masën dhe llojin e caktuar nga gjykata, masën e sigurimit të kërkesave në të holla, përgjegjësin e kundërshtarit të sigurimit dhe forma në të cilën paraqitet masa e sigurimit. Vëmendje të veçantë iu kushtua edhe zbatimit praktik të nenit 310 të LPK-së, shitjes së sendeve të luajtshme, pajtimin me dhënien e pengut, përfundimin e procedurës dhe shpenzimet.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë të lëmisë civile të të gjitha regjioneve të Kosovës

Shpërndaje :