Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-03-2009

Takim me Presidentin e Republikës së Kosovës

Kryetari i Këshillit Drejtues, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK) dhe Këshilltari Special i OSBE-së për IGJK-në, me datën 20 mars 2009, u pritën në një takim nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i Presidentit me rrjedhat e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL), në të  cilin program ndjekin trajnimet profesionale kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm.

Në këtë takim nga Presidenti si autoriteti i fundit për emërimin përfundimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm të Kosovës, u mor premtimi se ai do të mbështesë Institutin Gjyqësor të Kosovës në realizimin e PFAL dhe ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm dhe do të nënshkruaj vetëm emërimin e atyre kandidatëve që kanë kualitetet dhe përgatitjen e duhur profesionale.

Delegacioni i Institutit Gjyqësor të Kosovës,  siguroi presidentin se në këtë drejtim janë të orientuara edhe të gjitha aktivitetet e IGJK-së i cili administron programet e arsimimit ligjor në mesin e të cilëve edhe Programin Fillestar për Arsimim Ligjor (programin për trajnimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm).

Shpërndaje :