Me datën 04 maj 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar tryezën e punës në lëmin civile me temën ”Risitë e LPK-së lidhur me aktgjykimet”. Temat kryesore që u trajtuan kishin të bënin me risitë lidhur me aktgjykimet dhe arsyetimi i tyre, hartimin e procesverbaleve në rastet e nxjerrjes së këtyre aktgjykimeve, shkaqet e atakimit të aktgjykimeve dhe pasojat e mosparaqitjes së ankesës. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhevështirësive me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin praktik të dispozitave të reja ligjore të LPK-së lidhur me aktgjykimet.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
04-05-2009