Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-09-2009

Tryezë diskutimesh: Tryeze për gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje

Me datë 18 shtator 2009 u mbajt një tryezë e diskutimeve për gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje.

Në këtë sesion trajnimi objekt trajtimi ishte hartimi dhe përmbajtja e kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse nga organi kompetent dhe provat e paraqitura në kërkesën për kundërvajtje. Gjatë kësaj tryeze është prezantuar një rast praktik dhe duke e shfrytëzuar punën grupore te ndërlidhur me hartimin e kërkesës për një kundërvajtje konkrete, janë ngritur për diskutim çështje të ndryshme problematike si dhe janë diskutuar disa nga vështirësitë me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët për kundërvajtje gjatë praktikës së tyre.

Përfitues kryesor të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :