Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-11-2019

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik - Sesioni II

Më 07-08 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me UNDP, ka realizuar sesionin e dytë të trajnimit me temë “Program i Specializuar Trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik”.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte ngritja dhe forcimi i njohurive të pjesëmarrësve me elementet kyçe dhe tendencat e krimit kibernetik në mënyrë që të ndërtohen dhe fuqizohen kapacitetet profesionale në luftimin e kësaj dukurie negative si dhe prezantimi i Broshurës për çështjet kibernetike për prokurorët dhe gjyqtarë në Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues  u trajtuan provat elektronike, procedura dhe praktika, marrja e provave elektronike, vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut, luftimi i rreziqeve të sigurisë virtuale si posta elektronike, viruset etj. Më tutje, u trajtuan zbulimi dhe parandalimi i pastrimit të parave dhe roli i forenzikës në zbulimin e krimit kibernetik. Gjatë këtij sesioni trajnues u  përdorën metodat e krahasimit të legjislacionit vendor me atë ndërkombëtarë që e sanksionon krimin kibernetik si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftimin e kësaj dukurie.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, duke vënë në pah sfidat e vështirësitë në praktikë në rastet që ndërlidhen me këtëlloj të krimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe staf administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë e regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :