Më 5 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, Zyra në Prishtinë/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi punëtorinë mbi “Harmonizimin e çasjes ndaj Politikës Ndëshkimore”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë në zbatimin në praktikë të udhëzuesit i cili ka ndikim pozitiv që politika ndëshkimore të bëhet me unifikuese në të gjitha gjykatat.
Me rastin e kësaj punëtorie u vu në pah që kryerësit e veprave penale të natyrës së njejtë dhe rrethanave përafërsisht të njëjta nuk kanë konsistencë në dënime prej një gjykate në tjetrën. Më tej me rastin e shqiptimit të dënimeve vërehet se është bërë vlerësim joadekuat i rrethanave dhe po ashtu nuk ka arsyetim të mjaftueshëm të këtyre rrethanave.
Vëmendje gjatë trajnimit iu kushtua, rrethanave lehtësuese dhe rënduese karakteristikë e te cilave është se nuk janë shterruese pra, mund të merren edhe rrethana tjera. Gjithashtu u theksua se rrethanat rënduese janë të prira për të qenë më specifike dhe të qarta sesa rrethanat lehtësuese.
Përveç kësaj, në fokus të kësaj punëtorie ishte rëndësia e bashkëpunimit me Shërbimin sprovues me theks të veqantë në caktimin dhe implementimin e dënimeve alternative si dhe roli dhe angazhimi i prokurorëve në gjetjen dhe prezantimin e rrethanave relevante lehtësuese dhe rënduese qysh në fazat e hershme të hetimit të rasteve. Paraprakisht objekt trajtimi ishte çasja më unike në caktimin e gjobave dhe përparësia e caktimit të dëmshpërblimit.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, dhe puna në grupe ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkpunëtor profesional të regjionit të Mitrovicës.
05-12-2019