Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2019

Aktgjykimi në procedurën kundërvajtëse

 

Më 13 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve në PTV,  ka realizuar trajnimin me temë “Aktgjykimi në procedurën kundërvajtëse”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve në implementimin e drejtë të metodave bashkëkohore të hartimit, shkrimit dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan çështjet rreth formave të vendimeve të cilat mund nxirren në procedurën kundërvajtëse. Vëmendje parësore iu kushtua ngritjes së shkathtësive  në shkrimin dhe arsyetimin  e vendimeve  gjyqësore (analizë e konstatimit të fakteve, vlerësimit  të provave  dhe zbatimit të normës juridike-shembuj).

Paraprakisht, u trajtuan edhe zbatimi konsekuent i dispozitave ligjore që duhet të aplikuar kur do të hartohet një vendim gjyqësor për rastet kur vendoset për një çështje kundërvajtëse nga ana e gjykatës.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe e pjesëmarrësve.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarët nga Divizioni i Kundërvajtjes nga regjionet e ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :