Prishtinë, 20 dhjetor 2019, z. Enver Fejzullahu – Drejtor Ekzekutiv dhe udhëheqëset e Programeve në Akademinë e Drejtësisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me z. Bahri Hyseni – Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe z. Lavdim Krasniqi – Drejtor i Sekretariatit të KPK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet KPK-së dhe AD-së në interes të ngritjes së kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë në përgjithësi.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdoj koordinimi reciprok për funksionimin më të mirë dhe më cilësor të programeve trajnuese dhe shërbimeve tjera që ofron Akademia e Drejtësisë.
20-12-2019