Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-01-2020

Moduli Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e përgjithshme

Më  08, 09 dhe 10 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga: nën moduli: Kodi Penal- pjesa e përgjithshme”.

Temat  të cilat po trajtohen janë: Përgjegjësia penale, përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe ndëshkimin sipas KPRK, aplikimi i masave siguruese ndaj kryesve të veprave penale me përgjegjësi esencialisht të zvogëluar, fazat e kryerjes së veprës penale, rëndësia kriminalo - politike e fillimit të veprimit, lidhja objektive dhe subjektive në mes të bashkëpunëtorëve si kusht për ekzistimin e bashkëpunimit, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale, elementet dhe karakteristikat themelore të dënimit dhe sistemi i matjes së dënimit për veprat penale në bashkim në të drejtën penale të Kosovës.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :