Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2009

Kodin e Etikes (Regjioni i Gjilanit)IGJK & NCSC

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/NCSC, më datë 27 tetor 2009 realizoi sesionin trajnues me temë Etika e Gjykatës dhe e Prokurorisë në Kosovë. Temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij sesioni trajnues kryesisht janë përqendruar në analizimin e vlerave që janë normuar në Kodin e Etikës dhe Sjelljes profesionale për Gjyqtarë dhe Prokurorë, duke dhënë sqarime të nevojshmerreth parimeve të cilat janë të obligueshme për gjyqtarët dhe prokurorët. Objektiv i këtij trajnimi ishtengritja e nivelit të vlerave etike me synim të arritjes së standardeve për një sjellje sa më etike dhe më të dinjitetshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit tonë. Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të regjionit të Gjilanit

Shpërndaje :