Më datë 15 dhjetor 2009 u organizua seminari lidhur, me Ligjin e ri për Rendin dhe Qetësinë Publike të aprovuar, në muajin gusht të këtij viti. Temat e të cilat u trajtuan në këtë seminar kishin të bëjnë me rëndësinë, arsyet dhe nevojën e hartimit të këtij ligjit. Gjatë këtij seminari u paraqit një vështrim analitik i dispozitave materiale dhe sanksionuese të këtij ligji nga aspektigjyqësor dhe ai policor. Pjesë e rëndësishme e seminarit ishin edhe diskutimet rreth interpretimit, sqarimit në detaje të secilës dispozitë ligjore në mënyrë kronologjike, veçanërisht nga aspekti gjyqësor. Përfitues të këtij seminari ishin: gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje nga të gjitha regjionet dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
15-12-2009