Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-02-2020

Veprat penale të narkotikve

Më 18 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin me temë: “Veprat penale të narkotikve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën  ligjore për luftimin e veprave penale të narkotikve, cilat janë format apo veprimet që duhet ndërmarrë për hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale  si dhe problemet të cilat paraqiten në praktikë me qëllim që të zbatohen në mënyrë efikase mekanizmat përkatës.

Ky trajnim trajtoj veprat penale të narkotikëve të cilat bëjnë pjesë ndër krimet e shpeshta në jetën e përditshme, dhe të cilat atakojnë zhvillimin e shëndosh të shoqërisë. Me rastin e këtij trajnimi u potencua që veprat penale të narkotikve si formë e kriminalitetit manifestohen në forma të ndryshme si: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Më tej objekt trajtimi dhe diskutimi ishin edhe prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

Vëmendje të veçantë iu kushtua padyshim praktikës gjyqësore me theks të veçantë vonesave kur kanë të bëjnë me përcaktimin e llojit të narkotikëve nga ana e ekspertëve, gjë që ka ndikim të drejtëpërdrejt në efikasitetin e hetimit dhe të gjykimit të këtyre veprave penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :