Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-02-2020

Kontestet tregtare - mos përmbushja e kontratave

Më 25-26 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizoi trajnimin me temë “Kontestet tregtare – mos përmbushja e kontratave”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me shkëputjen e kontratës dhe efektet e shkëputjes.

Në ditën e parë të trajnimit u diskutua rreth kontratave, objekti i kontratave, elementet e kontratës, karakteristikat e objektit të kontratës, llojet e kontratave, oferta, mënyra e ofertimit si dhe kushtet e ofertës. Më tutje është folur edhe për kontratat absolutisht të pavlefshme si kontrata të cilat janë të lidhura në kundërshtim me rendin juridik, dispozitat imperative dhe moralin, efekti juridik i kontratave nule, e drejta e kërkesës për vërtetimin e pavlefshmërisë, parashkrimi i të drejtave, nuliteti i pjesshëm, pavlefshmëria relative e kontratës, efekti juridik i kontratave relativisht të pavlefshme.

Në ditën e dytë është diskutuar për zgjidhjen e kontratës - heqja dorë nga kontrata në mënyrë të njëanshme, mos përmbushja e kontratës dhe pasojat juridike të shkëputjes, shkëputjen si një mënyrë për të përfunduar kontratën, kushtet për shkëputje dhe dështimi për të përmbushur detyrimet, përfundimi i kontratës si kusht për të pushuar kontrata, faji i debitorit, afati shtesë, kontratat me afat, njoftimi i debitorit, efekti juridik i përfundimit të kontratës, përgjegjësia për të metat materiale, si dhe interpretimi i kontratës.

Metodologjia e trajnimit ishte e kombinuar me metodat të shpjegimit, diskutime interaktive duke përfshirë shpjegime teorike si dhe është shoqëruar me raste hipotetike.

Përfitues të këtij aktiviteti ishin Gjyqtarë nga Departamenti për çështje Ekonomike nga niveli i Apelit dhe Themelor si dhe Zyrtar Ligjor.

Shpërndaje :