Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2020

Ndihma e ndërsjellë juridike e Kosovës me vendet jo-njohëse

Më 27 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë / EUO in Kosovo / EUSR, realizuan punëtorinë me temë “Ndihma e ndërsjellë juridike e Kosovës me vendet jo-njohëse”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike me vendet Jo njohëse si dhe rolin e Bashkimit Evropian në ndihmën e ndërsjellë juridike, mënyrën e hartimit të kërkesave për ndihmë juridike, procedurat nëpër të cilat kalon ajo kërkesë gjatë analizimit të saj.

Në këtë punëtori u diskutua për rolin e BE’së në ndihmën e ndërsjellë juridike me vendet që nuk e njohin Kosovën, sistemin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me vendet jo-njohëse, bazën ligjore që EUO/EUSR ka që të jetë urë lidhëse për bashkëpunim juridike ndërkombëtar me vendet jo- njohëse. Njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat nëpër të cilat kalojnë institucionet gjegjëse sa i përket ndihmës së ndërsjellë juridike me vendet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Po ashtu gjithanshëm u trajtuan dhe u analizuan problemet aktuale në praktikë, duke njohur dhe kuptuar më mirë rolin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë 

Duke u bazuar në raste nga praktika gjatë punëtorisë u ofruan përgjigje në pyetjet dhe dilemat që hasen gjatë procedurës për ndihmë juridike me vendet Jo-njohëse si dhe bashkëpunimin e mirëfilltë që ka Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / EUO in Kosovo / EUSR.

Përfitues të kësaj punëtorie ishin gjyqtarë, prokurorë, zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaje :